,,Higjiena Komunale” – Shkup me eko-punëtori për të rinjtë mori pjesë në festivalin e gjashtë të luleve të Shkupit(Foto)

Nën moton ,,Shkupi lulëzon”, sot në Parkun e qytetit u hap Festivali i luleve në qytetin e Shkupit. Gjashtë vite me radhë, ky manifestim i mbledh dashamirët e natyrës dhe të luleve, me qëllim ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Marketing

Në programin e festivalit mori pjesë edhe NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, nëpërmjet organizimit të eko-punëtorive dhe lojërave argëtuese për vizitorët e rinj. Qindra fëmijë patën mundësinë të mësojnë diçka më shumë për selektimin dhe riciklimin e mbetjeve, ndërsa NP ,,Higjiena komunale” – Shkup u përkujdes që të gjithëve t’ju dhurojë nga një fletushkë ilustrative me titull ,,Riciklimi zbavitës”.