Chelsea ka vazhduar me formën e mirë, teksa tani ka arritur fitore edhe ndaj Fulhamit.
Chelsea ka kryer detyrën në xhiron e 29 në Premierligë, duke e mposhtur 2-1 në udhëtim Fulhamin, për t’i rrëmbyer pikët e plota, shkruan Gazeta Express.
Ishte sfidë me lojë të bukur dhe raste të shumta, por çështja e fituesit u mbyll që në pjesën e parë, ku u shënuan të gjithë golat e këtij takimi.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, Gonzalo Higuain shënoi për 1-0 në minutën e 20’
Vendasit reaguan pas tetë minutave, Calum Chambers realizoi për 1-1.
Por, gëzimi i tyre zgjati shumë shkurt, pasi Jorginho shënoi për 2-1 në minutën e 31’, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit, pavarësisht rasteve në pjesën e dytë.
Në këtë ndeshje, nga minuta e parë në portën e “Bluve të Londrës” startoi portieri që mori vëmendjen e gjithë botës ditë më parë, Kepa Arrizabalaga.
Maurizio Sarri mbajti inat me spanjollin vetëm në një ndeshje, pasi 24-vjecari është rikthyer të jetë titullar.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 56 pikëve, dhe gjendet në pozitën e gjashtë, me një më pak se Arsenali e dy më pak se Man Unitedi – por me një ndeshje më pak të zhvilluar.