Shumë detaje janë zbuluar në lidhje me marrëveshjen e Chelseas me Juventus për transferimin e Gonzalo Higuain.
Sulmuesi argjentinas i është bashkuar Milanit verën e kaluar me një kosto prej 18 milionë euro, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për 36 milionë euro tjera.
Higuain është i vendosur të ndërpresë kontratën e tij me Milan, për t’iu bashkuar ish trajnerit të tij, Maurizio Sarri, te Chelsea.
Sipas ‘Marca’, Chelsea do t’i paguajë 9 milionë eurot e mbetura për një huazim gjashtë mujorë dhe me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit.
Është raportuar se opsioni për ta blerë do të bëhet i detyrueshëm nga Chelsea nëse plotësohen disa kushte, duke kombinuar rezultatet individuale dhe ekipore.
Për shembull Chelsea do të duhet të blejë Higuain nëse ata përfundojnë në top tre pozitat e para dhe nëse ‘El Pipita’ ka shënuar të paktën një gol.
Një version tjetër është se Higuain duhet të shënojë të paktën 15 gola në Premierligë.
Dhe opsioni i tretë parasheh që Chelsea të fitojë Ligën e Evropës me Higuain që duhet të ketë shënuar pesë gola në këtë garë.