Pas rënies së murit të Berlinit para 30 viteve liderët perëndimor vazhdimisht e theksojnë qëndrimin se nuk ekziston problem i kontinentit evropian që nuk mund të zgjidhet përmes përpjekjeve së bashku me Bashkimin Evropian ose me zgjerimin e projektit evropian. Por, ajo fotografi shumëvjeçare supozohet se ndërrohet si rezultat i kombinimit të problemeve të brendshme në BE dhe indiferenca amerikane.
Mund të duket e çuditshme kur Shtetet e Bashkuara e inkurajojnë anëtarësimin e ndonjë klubi tjetër. Por, nga pozita e liderit në NATO, e cila paraqet organizatë udhëheqëse të sigurisë evropiane, SHBA-ja gjithmonë ishte mbështetës i përpjekjeve evropiane për konsolidim të unionit politik dhe ekonomik të Kontinentit. BE-ja nga ana e saj, sërish, pranoi se anëtarësimi në bllok është aspiratë logjike e vendeve të ish Lidhjes Sovjetike në periferinë e saj. Dhe përderisa supozohet se thellimi dhe zgjerimi i strukturturës së BE-së u tregua se është shumë më rëndë nga ajo që shumë vëzhgues të SHBA-së e kanë perceptuar, liderët evropian vazhduan më së shumti sepse pritej nga ato në kontekst të historisë pas luftës së ftohtë.
Por, Këshilli Evropian i mbajtur më 17 dhe 18 tetor konfirmoi se diçka ka ndryshuar: presidenti francez Emanuel Makron e solli vendimin e tij për t’i bllokuar bisedat inkuadruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Me Britaninë e Madhe e cila e braktis BE-në dhe tërheqja e kancelares gjermane Angela Merkel nga politika, Makron promovohet në liderin e ardhshëm evropian. Por, mendimi i tij për çështjen e zgjerimit të BE-së është i paqartë. Shumica madje edhe në Ballkan ku ekzistojnë mendime për komplotet konsiderojnë se Makron thjeshtë nuk ka oreks për hapje të një procesi të rëndë për pranim të dy anëtareve të reja nga rajoni i cili ende është me probleme për shkak të sfidave të brendshme me të cilat përballet BE-ja.
Megjithatë, zhgënjimi madje edhe hidhërimi rreth vendimit të Makronit mund të ndjehet në Tiranë dhe Shkup. Maqedonia e Veriut sapo e përfundoi ndrërrimin e emrit për ta qetësuar Greqinë e cila e ka bllokuar anëtarësimin e saj për shkak të asaj që konsideron se emri i vendit është shumë i ngjashëm me emrin e rajonit grek Maqedonia. Në ndërkohë Bullgaria e cila gjithashtu është një anëtare e BE-së gjithashtu e ka frustruar Maqedoninë e Veriut duke i akuzuar maqedonasit për përvetësim të heronjve kombëtar bullgar dhe duke kërkuar ndrërrim të librave të historisë.
I përballur me kërkesat e tilla dhe luftimit me korrupsionin të trashëguar nga paraardhësi i tij (i cili për çudi tani është në azil në Hungari), kryeministri i ri dhe pa përvojë i Maqedonisë Zoran Zaev përfundoi se vendi i tij duhet urgjentisht të inkuadrohet në NATO dhe BE. Ai shumë shpejtë e ka zgjidhur kontestin afatgjatë me emrin, i ka normalizuar marrëdhëniet me Greqinë, i qetësoi bullgarët dhe ka apeluar për anëtarësim. Ai e ka ditur se ndërrimi i emrit nuk do të kalojë mirë në sondazhe, sepse shumë maqedonas shikojnë në atë si në poshtërim i cili mund të arsyetohet vetëm me inkuadrim në BE. Por, sepse NATO-ja dhe BE-ja e potencuan problemin me emrin si pengesë kryesore për anëtarësimin, ai dhe opinioni i Maqedonisë kanë shpresa të larta për inkuadrim në të dy organizatat. NATO-ja nga ana e tij e mban premtimin edhe pse disa anëtare ende duhet ta miratojnë atë, pritet Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare me të drejtë të plotë në NATO është shumë më i ngadalshëm. Makron i cili tregon shumë pak për temën, supozohet se është i brengosur se zgjerimi i vazhdueshëm i Unionit do ta bëjë reformën e strukturës së saj udhëheqëse shumë më të rëndë. Por, duke shkelur frenat e ka lënë Zaevin në pozitë të palakmueshme. Votuesit e Maqedonisë së Veriut me shpresa të humbura do të kthehen në vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në muajin prill.
Në të kaluarën mund të pritej që Shtetet e Bashkuara të ngjiten në skenë. Por, në kontekst të politikës së jashtme të padefinuar të presidentit amerikan Donald Tramp, situata në vendet e vogla dhe të largëta si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mezi shihet. Kuptohet, është e mundur Tramp të jetë i lodhur nga fuqia e presidentit francez dhe i përshëndeti kritikat e mëparshme për të me ndjenjën e schadenfreude (duke shijuar fatkeqësinë e dikujt tjetër). Është e mundur edhe Tramp të mos dëshirojë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përfshihen në BE. Por, shumë më e sigurt është se ai thjeshtë nuk e di se çka ndodh në Ballkanin Perëndimor.
Vetëm para disa viteve Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa mëdyshje do të punonin me BE-në në lehtësimin e procesit inkuadrues për të dy vendet. Edhe pse anëtarësimi në BE nuk do t’ua zgjidh problemet, ajo do të ndihmojë të adresohen dobësitë institucionale dhe do të dërgojë sinjal te Rusia se loja gjeopolitike e Ballkanit afrohet në fundin e saj. Duke i marrë parasysh traumat e rajonit në 25 vitet e fundit, Amerika dhe Evropa kanë obligim për t’i plotësuar premtimet e periudhës pas fundit të Luftës së ftohtë.
Kristofer Hill, ish ndihmës sekretar shtetëror amerikan për Azinë Lindore. Ai ishte ambasador i SHBA-së në Irak, Korenë Jugore, Maqedoni dhe Poloni, i dërguar special i SHBA-së për Kosovë dhe negociues për marrëveshjen paqësore të Dejtonit, si dhe negociues kryesor amerikan me Korenë e Veriut nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ai është këshilltar kryesor i rektorit për çështje globale dhe profesor i lëndës së Diplomacisë në Universitetin në Denver.