Hillary Clinton: Do të doja të jem presidente e SHBA

Ish-kandidatja për president të SHBA nga radhët e Demokratëve, Hillary Clinton, ka dhënë një përgjigje të komplikuar duke thënë se nuk dëshiron që të kandidojë sërish për presidente, por më pas shtoi se do të dëshironte që një ditë të jetë presidente e SHBA.

Marketing

Kur është pyetur nga revistë amerikane e teknologjisë informative nëse dëshiron që sërish të kandidojë për presidente, Clinton është përgjigjur, “jo, jo”. Por pas disa sekondave heshtje, Clinton shtoi se do të dëshironte që një ditë të jetë presidente “Shpresoj që të kemi një demokrat në Zyrën Ovale në vitin 2021, sepse ka shumë punë për t’u bërë. Puna duhet të jetë punë, Kam punuar për tetë vite në Senat, si diplomate në Departmanetin e Shtetit”, ka shtuar Clinton.

Ndërkaq e pyetur nëse është e gatshme për postin e presidentit, Clinton ka thënë se fillimisht duhet pritur zgjedhjet e 6 nëntorit, dhe më pas të analizojnë gjithçka çfarë ka ndodhur.

Marketing