“Hipokrizia nuk është vlerë” – ministri Lloga porosi anëtarëve të Këshillit

“Këshilli Gjyqësor në vend që të veprojë në mënyrë të ligjshme dhe të marrë masa kundër veprimeve të paligjshme të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave të caktuara, gjatë gjithë kohës në mënyrë të papërgjegjshme mbrohen me ftesë publike për pjesëmarrje të ministrit në seancat ku nuk mund të marrë pjesë për shkak të rekomandimeve të GRECO-s dhe ligji.”

Marketing

Ky reagim vjen nga ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.

Sipas tij, gjatë gjithë këtyre muajve që kur ka marrë përgjegjësinë e postit të Ministrit të Drejtësisë, nga ata është kërkuar vetëm të respektojnë ligjin dhe asgjë tjetër.

“Në publik pretendojnë se janë konstruktivë, por në prapavijë i ruajnë lëndët për t’u vjetërsuar. Një organ përgjegjës nuk mund të ketë standarde të dyfishta, për njërin karotë dhe për një tjetër shkop për dhënien e pushtetit. Anëtarë të caktuar të Këshillit Gjyqësor janë të vetëdijshëm se është koha për të shkuar në shtëpi, e njëkohësisht është koha të përgjigjen për të gjitha veprimet e ndërmarra në të kaluarën që do të sanksionohen me ndryshimet e reja të ligjit.
Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë. Ligji mbi të gjitha dhe para të gjithave.
Kanë guximin të kundërshtojnë ministrin, por nuk kanë asnjë pikë guximi kur të njëjtat qëndrime thuhen edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Të nderuar anëtarë të caktuar të Këshillit Gjyqësor: Hipokrizia nuk është vlerë!”, reagon ministri Lloga.(INA)