Hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri

Ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në kufirin me Kosovën.“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën.

Marketing

Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”.

Por ky nuk është ndryshimi i fundit që do të bëhet.Lleshaj, shton se “Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.