Prokuroria Publike Shkup njoftoi se është hequr aktakuza kundër pronarit të këmbimores në Kisella Vodë i cili para një viti vrau dy persona që tentuan ta grabisin. Padia penale është refuzuar për shkak se ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë hetimin.
“Kundër personit, nga ana e MPB-së – SPB Shkup, u ngrit padi për veprën penale Vrasje nga neni 123 të Kodit Penale për ngjarjet që ndodhi më 27.11.2017 në këmbimoren në Kisella Vodë. I akuzuari, pronar i këmbimores, me pistoletë që e ka poseduar me leje, ka vrarë dy persona të cilët në mënyrë të dhunshme kanë hyrë, kanë kërcënuar me pistoleta, dhe i kanë shkaktuar goditje në kokë dhe kurriz dhe janë përpjekur të kryejnë vepër penale grabitje në këmbimore”, njoftoi Prokuroria.