Hiqet ndalesa për lëvizje në pyje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me kërkesë të Ndërmarrjes Publike “Pyjet nacionale”, sot e hoqi ndalesën për lëvizje në pyje.

Marketing

Vendimi për heqjen e pjesshme për lëvizje në pyll ishte sjellë më 7 gusht të këtij viti për shkak të paraqitjes së një numri të madh të zjarreve pyjore, ndërsa hiqet pasi për momentin, sipas informacioneve të cilat i kemi marrë nga tereni, nuk ka zjarre aktive dhe nuk ka rrezik nga paraqitja e zjarreve të reja pyjore.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Policia pyjore dhe Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti edhe në periudhën e ardhshme do ta ndjekin gjendjen në teren.

Marketing