Komunikacioni rrugor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në rrugë me lagështi, pas reshjeve të borës në pjesën më të madhe të vendit. Sipas njoftimit të Auto Moto – Lidhjes së Maqedonisë, mbrëmë në mesnatë është hequr ndalesa për mjetet e rënda transportuese në rrugën magjistrale Gostivar – Strazhë – Kërcovë.
Në orët e mëngjesit (6.15) është hequr ndalesa për mjetet e rënda transportuese edhe për aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata. AMLM rekomandon shoferët për shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes së makinave dhe respektim të shenjave të komunikacionit, për shkak të lagështisë nëpër rrugë.