Hiqet ndalesa për mjetet e rënda transportuese në akset Gostivar – Strazhë dhe Mavrovë – Dibër

Komunikacioni rrugor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në rrugë me lagështi, pas reshjeve të borës në pjesën më të madhe të vendit. Sipas njoftimit të Auto Moto – Lidhjes së Maqedonisë, mbrëmë në mesnatë është hequr ndalesa për mjetet e rënda transportuese në rrugën magjistrale Gostivar – Strazhë – Kërcovë.

Marketing

Në orët e mëngjesit (6.15) është hequr ndalesa për mjetet e rënda transportuese edhe për aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata. AMLM rekomandon shoferët për shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes së makinave dhe respektim të shenjave të komunikacionit, për shkak të lagështisë nëpër rrugë.

Marketing