Historia e pabesueshme: Më mirë dhi në Zvicër sesa njeri këtu

I lodhur nga jeta moderne, Thomas Thwaites vendosi të braktisë Londrën dhe të jetoj si një dhi në Zvicër
35-vjeçari kaloi një vit të tërë duke përgatitur këmbët prostetike, që do i lejonin të ecte lirshëm në Alpe. Ai përgatiti edhe një stomak artificial që do i lejonte të bluante barin.

Marketing

Ky është rrëfimi i tij:
Kam vuajtur shumë si dhi për shkak se rrëzohesha shpesh dhe sigurisht sepse duhej të haja bar. Po ashtu nuk është se u pëlqeja shumë dhive, ndonjëherë më sulmonin. Dhe duhet ta dini se kanë brirë të rrezikshme. Më vonë e kuptova se po më tregonin se mes tyre ka një hierarki dhe unë duhet ta dija se cili ishte vendi im.

Momenti më i bukur ishte kur një prej dhive papritur vendosi të bëhej shoqja ime dhe më ndiqte kudo. Ajo më ngacmonte me hundë dhe më rrinte afër. Bariu i tufës më tha se tufa më ka pranuar si një prej tyre- ishte diçka fantastike.

Kur më erdhi ideja për herë të parë, shumë njerëz më quajtën të çmendur, por më kishte ardhur në majë të hundës nga jeta. Isha pa punë dhe kisha shumë probleme personale. Jeta ishte bërë shumë stresuese.

Një ditë po ecja me qenin e një miku dhe vura re se qeni ishte vërtet i lumtur, pa asnjë shqetësim. Mendova me vete, do ishte mirë të isha si ai një ditë. Por meqë nuk e pëlqen mishin, e kishte problem të bëhej qen.
Atëherë vendosi të bëhej dhi.

Pasi aplikoi në një universitet për një grant që të studionte psikologjinë e dhive, ai vendosi të bashkohej me një tufë dhish në Zvicër. Ekspertët e një universiteti i përgatitën një stomak fals.

Mësova diçka shumë të rëndësishme, se edhe dhitë kanë jetë të vështirë dhe duhet të luftojnë për ekzistencën e tyre. Çdo ditë ishte e vështirë dhe kjo është diçka që thjesht është pjesë e jetës.

Një gjë tjetër që kam zbuluar është se dhitë janë njerëz më të mirë. Ato e jetojnë momentin më shumë se ne, dhe na tregojnë se çfarë duhet të mësojmë që të jemi më të relaksuar në jetë.

Tashmë ai po shkruan një libër për jetën si dhi.