Historia e trishtë e gruas nga Skenderaj që nuk lindi fëmijë: Ia gjeta burrit gruan e dytë

Nurije Istrefi nga fshati Vojnik i Skenderajt, ka ndarë një histori të trishtueshme të jetës së saj. Ajo ka treguar se është detyruar që t’ia gjej bashkëshortit të saj një grua tjetër për të pasur fëmijë.

Marketing

Ajo thotë se ky ka qenë momenti më i vështirë i jetës së saj.

Nurija tregon se është martuar në moshën 23 vjeçare, pa e parë kurrë bashkëshortin por pas 17 viteve ia ka gjetur bashkëshortit një grua tjetër, për shkak se vetë nuk pati mundësi që të lindte fëmijë.

“Ma shtirë veç mi shti do hitha, qato e kisha edhe qato ma mur”, thotë ajo për DTV.

Ajo tregon se gruaja të cilët ia gjeti bashkëshortit i kishte pasur dy vajza dhe burri i kishte vdekur. Madje, Nurija tregon se vet ajo e ka rregulluar nusen e re të bashkëshortit. Nurija tregon se si të gjitha gratë që kishin shkuar për ta shikuar nusen e re e shikonin këtë se a do të qante.

“Pisha kokrra të qetësimit sa mujsha. E kam ndreq e kam qitë të gratë”, vazhdon rrëfimin e vështirë Nurija.

Ajo tregon edhe se si bashkëshorti i saj nuk lejoi që atë ditë të vënë muzikë.

“Cfarë muzike Nurisë i ka dekë baba edhe na jemi tu martu për dert jo për qef. “, ndaj ajo momente nga ditë më e vështirë e jetës së saj.

Nurija po ashtu tregon edhe momentet se cka i ndodhi pasi bashkëshorti i saj hyri dhëndër.

“Deri në dy sahati ai nuk ardhë në sobë edhe e kam marrë e kam cu o kam thënë hajde se ti je martu. Kur kam dalë më ka ra të fiktë, tri herë ka dalë pi sobës atë natë”, tregon ajo me lot në sy.