Nga Stephanie Pappas
Defektet e vogla në diamantë të ndryshëm, bartin sekretin e formimit të kontinenteve të para.
Në një studim të ri, studiuesit përdorën difektet – papërsosmëritë e bizhuve të famshme, për të zbuluar historinë e formimit të diamanteve.
Ata gjetën se mineralet e sulfideve, ishin të fundit në sipërfaqen e planetit 2.5 miliardë vjet më parë, përpara rritjes së sasisë së oksigjenit në atmosferë. Zbulimet tregojnë historinë e kontinenteve dhe të mantelit të Tokës, ku formohen diamantët, thotë udhëheqësja e studimit Karen Smith, shkencëtare në Institutin Gjeologjik të SHBA-së.
Diamantet në studim, të gjetura në Afrikën Perëndimore, tregojnë se kontinentet e lashta në atë rajon janë formuar nga një nënndarje, një proces në të cilin një pllakë e kores, futet poshtë një tjetre. “Ne mund të gjurmojmë, se çfarë ka ndodhur në rreth 2.5 miliardë vjet histori të Tokës, vetëm nëpërmjet përfshirjes së sulfideve tek këto diamante”- thotë Smith për “Live Science”. Diamantet formohen thellë në mantelin e Tokës.
Shumica, thotë Smith, formohen rreth 200 kilometra thellë, dhe disa edhe më thellë, rreth 400-700 km. Vrima më e thellë, që është shpuar ndonjëherë nën tokëm në Kola të Rusisë, ka arritur të depërtojë vetëm 12 kilometra. Pasi krijohen në thellësi të tokës, diamantët nxirren në sipërfaqe më shpesh nëpërmjet shpërthimeve vullkanike.
Smith dhe kolegët e saj, po studionin azotin tek diamantet e nxjerra nga rajoni Zimi në Sierra Leone, kur ata vunë re se përfshirja e squfurit të sulfideve tek diamantët, treguan shenja se ai ekzistonte në mantel para se të formoheshin diamantët, domethënë se ata ishin bllokuar brenda kristaleve të diamanteve, dhe u ngjitën në sipërfaqe bashkë me to.
Ata filluan të hetojnë izotopet e squfurit brenda shtesës. Izotopet janë variacione të atomeve, me një numër të ndryshëm neutronesh në bërthamat e tyre. Ajo zbuluan se shtesat ishin shumë të vjetra. Oksigjeni mbron squfurin nga reaksione të caktuara me dritën ultravjollcë, ndaj hulumtuesit mund të tregojnë nëse squfuri formohet në një mjedis me apo pa oksigjen.
Këto izotope, u formuan në atmosferë, para se aty të kishte shumë oksigjen, rreth 2.5 miliardë vjet më parë, thotë Smith. Vetë diamantët, janë shumë më të rinj se kaq, dhe u formuan rreth 650 milionë vjet më parë. Studiuesit, shqyrtuan shtesa të ngjashme tek diamantet e nxjerrë në minierat e Ekatit në Kanada.
Këto shtesa janë 3.5 miliardë vjeçare, dhe nuk kanë sinjale të njëjta izotopesh, si diamantët e Afrikës Perëndimore. Kontrasti tregon një histori, rreth asaj se si u formuan kontinentet, thotë Smith. Fillimisht, kontinentet janë formuar me siguri nga manteli i shkrirë, që lundronte lart në formën e bazaltit, i ngjashëm me mënyrën se si janë formuar Islanda apo Hauai.
Mineralet në këtë kore, janë formuar në mantel, dhe jo në kontakt me atmosferën. Më vonë, në historinë e Tokës, subdukcioni, rrëshqitja e një pllake në një tjetër, u bë i rëndësishëm për formimin e kontinenteve të qëndrueshme. Një pjesë e kores së Tokës, do të futej nën një tjetër; materiali më i dendur do të fundosej, dhe ai më pak i dendur do të ngrihej lart, për të formuar koren kontinentale.
Kjo është mënyra se si squfuri tek diamantët afrikano-perëndimorë, do të ketë depërtuar thellë nën sipërfaqe, tha Smith. Korja më e qëndrueshme për një kohë të gjatë, i bashkangjitet pjesëve të mantelit. Studime të mëtejshme mbi diamantet e pasura me shtesa të ndryshme, mund të ndihmojnë në shpjegimin e mënyrës se si dhe pse krijohen këto pjesë, thotë Smith. Deri tani, janë vetëm 4 zona në mbarë botën, përfshirë Afrikën Perëndimore dhe Kanadanë, me diamante që përmbajnë dy shtesa me sulfide dhe minerale, që kanë ndikuar në formimin e diamanteve.
Më shumë vende, do të ndihmonin në gjurmimin me më shumë detaje të e historisë së Tokës thotë Smith. Por këto studime janë sfiduese, pasi diamantët shkatërrohen gjatë analizës. “Ne kemi nevojë për diamantë, që t’i shkatërrojmë ato për hir të shkencës”- theksoi ajo.
LiveScience – Bota.al