Historia sekrete e L’Oréal

Natën e 3 shkurtit 2004, gjigandi i kozmetikës L’Oréal, ka njoftuar ristrukturimin e kapitalit të saj. Zhduket kështu holdingu kontrollues i themeluar nga Eugène Schueller gjatë Luftës së Dytë Botërore. Themeluesi i grupit ishte edhe një prej financuesve të mëdhenj e nazizmit francez dhe i komplotit të organizatës së djathtë e njohur me emrin “La Cagoule”. Me çlirimin e vendit, kompania dhe ortakët e huaj të saj punojnë për t’u dhënë azil kriminelëve në arrati. Historia e grupit nxjerr në pah fytyrën e fshehtë e politikës franceze

Marketing

Natën e 3 shkurtit 2004, gjigandi i kozmetikës L’Oréal, ka njoftuar ristrukturimin e kapitalit të saj. zhduket kështu holdingu kontrollues i themeluar nga Eugène Schueller gjatë Luftës së Dytë Botërore. Themeluesi i grupit ishte edhe një prej financuesve të mëdhenj e nazizmit francez dhe i komplotit të organizatës së djathtë e njohur me emrin “La Cagoule”. Me çlirimin e vendit, kompania dhe ortakët e huaj të saj punojnë për t’u dhënë azil kriminelëve në arrati. Historia e grupit nxjerr në pah fytyrën e fshehtë e politikës franceze.

Në një komunikatë të shkurtër, të shpërndarë natën e 3 shkurtit 2004, gjigandi i kozmetikës L’Oréal ka njoftuar ristrukturimin e kapitalit të tij. familja Bettencourt dhe grupi Nestlé, që dispononin sëbashku mazhorancën e L’Oréal nëpërmjet ndërmjetësimit të kompanisë së kontrollit Gasparal, do të jenë tani pronarët e tij të drejtpërdrejtë. Duke parë kjo lojë prestigji shoqërohet nga një impenjim për ruajtjen e titujve, familja Bettancourt do të përfitojë një reduktim prej 50% në taksën e pasurisë. Falë dispozitave të reja të miratuara në favorin e tyre nga “ligji për iniciativën ekonomike” të 1 gushtit 2003, nuk do të jenë të detyruar të paguajnë shpenzimet për këtë transaksion.

L’Oréal vlerësohej në atë kohë 43.6 miliard euro. Familja Bettencourt posedon 11.99 miliard; Nestlé 11.5 miliard dhe 20.11 miliardët e mbetur luhen në bursë. Pasuria personale e Liliane Bettencourt, trashëgimtare e themeluesit të L’Oréal, në vitin 2002 vlerësohej 17.2 miliard euro, duke e bërë njeriun më të pasur të Francës.

Një kompani që dëshiron të akaparojë Republikën

L’Oréal është themeluar në vitin 1907 nga Eugène Schueller, një biznesmen i vogël që më 1928 thith Monsavon, vërnikët Valentine, shampot Dop dhe revistën “Votre Beauté”. I afruar me të djathtën ekstreme, Schueller bëhet i njohur prej teorive ekonomike të tij lidhur me “pagën proporcionale”: në një shoqëri të lirë nga kapitalizmi liberal dhe nga sindikatat, punëtorët duhet të kenë të drejtën e një page të trifishtë: një për aktivitetin, një familjare dhe një produktiviteti.

Më 6 shkurt të 1934, në reagim të një skandali të bujshëm politiko – financiar, shoqatat e luftëtarëve të Luftës së madhe demonstrojnë përpara Dhomës së Deputetëve në Paris për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë Daladier. Nën shtytjen e fashistëve, mitingu shndërrohet në një rebelim dhe kërkon që ta përmbysë Republikën në favorit të Kolonelit de La Rocque, i cili e refuzon rolin që donin t’i atribuonin.

Pati përplasje të tjera gjatë javëve në vazhdim, përfshi një tentativë linçimi të Léon Blum gjatë funeralit të një historian monarchist; pason që më 18 qershor qeveria lajmëron shkrirjen e lidhjeve. Menjëherë një grup militantësh fashistë, në pjesën më të madhe të tyre të ardhur nga Seksioni i XVII-të i Camelots du Roi, ndahet me filozofin monarkist Charles Maurras dhe vendos të dalë në klandestinitet. Duke themeluar kështu Organisation Secrète d’Action Révolutionnaire Nationale (OSARN). Rreth kësaj organizate vërtiten Eugène Deloncle, Aristide Corre, Jean Fillol, Jacques Corrèze, të cilëve shpejt u shtohen Gabriel Jeantet, François Méténier dhe Doktori Henri Martin. Koloneli de La Rocque paralajmëron anëtarët e vjetër të lidhjeve kundër infiltrimit të “grupeve tradhëtare”, domethënë fashistë që veprojnë për llogari të vendeve të huaja, të tilla si Italia apo Gjermania. OSARN-i strukturohet me shpejtësi në grupe lokale dhe në një sistem hierarkik fuqimisht të ndarë, në mënyrë që përveç krerëve, anëtarët e organizatës janë krejtësisht në errësirë lidhur me madhësinë, objektivat, mjetet dhe mbështetjen që ajo merr. Disa celula të komplotit, midis të cilëve Chevaliers du Glaive, drejtohen në Nicë nga Joseph Darnant dhe François Durand de Grossouvre, ku adoptojnë një ritual dhe uniforma të frymëzuara nga Klu Klux Klan. Do të jetë për këtë arësye që OSARN-i do të quhet nga monarkistët “La Cagoule” [Kapuçi].

Mik i ngushtë me Eugène Deloncle, Eugène Schueller vë në dispozicion pasurinë e tij për komplotin. Mbledhje të ndryshme të grupit drejtues mbahen në zyrat e selisë së L’Oréal. Një grup të rinjsh, banorë në fjetorn e etërve maristë (Rue Vaugirard 104 në Paris), frekuenton krerët e komplotit dhe u bashkohet disa aksioneve të tyre, por gjithsesi pa aderuar formalisht në organizatë. Bëhet fjalë për Pierre Guillan de Bénouville, Claude Roy, André Bettencourt dhe Robert Mitterand, vëllai i François, burri i mbesës së Eugène Deloncle.

Dështime dhe përçarje në sfondin e antisemitizmit

Në një vit e gjysmë, OSARN-i formalizon marrëdhëniet e tij me qeverinë e Benito Mussolini, më pas me atë të Adolf Hitler. Për llogari të tyre dërgon armë në Spanjë për Francisco Franco. Në shkëmbim siguron mbështetje të konsiderueshme financiare dhe logjistike. Organizon të një tentativë për grusht shteti në natën midis 15 dhe 16 Nëntorit, por që i dështon. Të nesërmen dhe gjatë javëve në vazhdim komplotit i zbulohen të gjithë të fshehtat: disa bastisje mundësojnë që të zbulohen vend të fshehta grumbullimi armësh në të gjithë Francën. Në total gjenden qindra mitralozë, mijëra pushkë e uniforma, qindramijëra municione, të gjitha të ardhura nga Franca apo nga Gjermania.

Kryeministri Edouard Daladier e frenon hetimin kur nis të zbulohet se OSARN-i ka anëtarë midis oficerëve që shkojnë deri në Shtabin e Përgjithshëm. Praktikisht, nuk është e mundur t’i pritet koka ushtrisë franceze, ndërkohë që kërcënimi i luftës bëhet gjithnjë e më real. Kryeministri e ka gabim, pasi lufta botërore praktikisht është shpallur dhe Franca kapitullon.

Nëse një pjesë e “cagoulards”-ëve, armiqësorë ndaj dominimit të huaj, mbështesin De Gaulle, pjesa më e madhe e tyre është entuziaste për fitoren e fashizmit, duke u bërë kështu kolaboracionistë. Në shtatorin e 1940, Eugène Deloncle dhe Eugène Schueller themelojnë Lëvizjen Sociale Revolucionare (akronimi i së cilës është MSR, që shqiptohet aime et sert [duaj dhe shërbe]) me mbështetjen e Otto Abetz, ambasadorit të Rajhut, dhe miratimin personal e Reinhardt Heydrich, kreut të Gestapos. Mbledhjet e drejtuesve të MSR-së mbahen në zyrat e L’Oréal (Rue Royale 14 në Paris).

Program i organizatës lexon: “Ne duam të ndërtojmë një Europë të re në bashkëpunim me Gjermaninë nacional – socialiste dhe të gjitha vendet e tjera europiane që nuk janë skllevër të kapitalizmit liberal, të hebarizmit, të bolshevikëve dhe të masonerisë (…) të rigjenerojmë racën franceze (…) të detyrojmë hebrenjtë e mbetur në Francë që t’u binden ligjeve të rrepta që u pengojnë atyre ta ndosin racën tonë (…) të krijojmë një ekonomi socialiste (…) që siguron një ndarje të drejtë të resurseve, duke bërë të rriten rrogat dhe prodhimi”.

Si zbatim të parë të këtij program, Deloncle organizon një atentat me eksplozivë kundër 7 sinagogave parisiane në natën midis 2 dhe 3 tetorit 1941.

Veç kësaj, themelohet një organizatë me ndihmën e Theo Dannecker, anëtar i SS-ëve, delegat i Adolf Eichmann: Communauté Française, qëllimi i së cilës është që të “çlirojë krejtësisht Francën nga këto ushqyes korrupsioni që janë hebrenjtë dhe masonët”. Është kjo organizatë sekrete që shpesh organizon plaçkitjet e hebrenjve për të mbushur xhepat e anëtarëve të saj. Midis këtyre të fundit janë Jacques Corrèze dhe Jean Fillol, vrasësi i “Cagoule”.

Kurse përsa i përket të riut André Bettencourt, ai bëhet padroni francez i PropagandaStaffel. Vendoset nën tutelën e Ministrit të Propagandës Joseph Goebbels, të Wehrmacht dhe të Gestapos. Ka kontrollin e të gjitha botimeve franceze, si të atyre kolaboracioniste, ashti edhe të atyre naziste. Është vetë ai që drejton “La Terre française” [Toka franceze], një botim eksplicit nazist i destinuar për familjet e fshatit dhe që këshillon gjallërisht riedukimin e intelektualëve dekadentë nëpërmjet kthimit të detyruar “tek toka që nuk mashtron kurrë”. Punëson agronomin Réné Dumont. Veç të tjerash, Bettencourt ia ofron rregullisht Schueller faqet e gazetave të tij.

Zgjidhja Bettencourt

Pas kërkesës së SS-ëve, më 15 shkurt 1941, MSR-ja e Deloncle shkrihet me Rassemblement National Populaire (RNP) e Marcel Déat. Eugène Schueller, padroni i L’Oréal, bëhet pika ekonomike e referimit. Libri i tij, “La révolution de l’économie” [Revolucioni i ekonomisë] është një prej veprave referuese për fashizmin francez. Më 15 qershor 1941, në diskutimin e tij të mbajtur në kongresin e organizatës në Palais de la Mutualité, bën thirrje për një “revolucion paraprak që pastron dhe korrigjon” dhe që “do të duhet të jetë i dhunshëm, do të duhet thjesht të pushkatojë shpejt e shpejt 50m apo 100 personalitete të njohura”.

Më 22 qershor 1941, Rajhu sulmon Bashkimin Sovjetik. Deloncle dhe Schueller vendosin që të krijojnë Légion des Volontaires Français (LVF) [Legjioni i Vullnetarëve Francezë], i komanduar nga Jacques Corrèze për të luftuar komunizmin në frontin lindor. Të gjithë anëtarët e tij i betohen Adolf Hitlerit.

Nëpërmjet kësaj organizate kërkojnë që të eliminojnë Pierre Laval, kundërshtar politik i tyre, dhe akeatin e rivalin e tyre Marcel Déat. Më 27 gusht 1941, me rastin e një ceremonie të nisjes së një kontigjenti francez të LVF-së në frontin rus, organizojnë një atentat të dyfishtë, gjatë të cilit Laval dhe Déat mbesin të plagosur.

Më 20 dhjetor 1941, i informuar për diskutimet në zhvillim në Berlin, André Bettancourt shkruan në editorialin e Krishtlindjes së “La Terre française”: “Një ditë, pas 30 vjetësh, pavarësisht gjithçkaje, hebrenjtë mdo të imagjinojnë se mund ta fitojnë atdheun. Kishin arritur të ngrinin dorë mbi Jezùsin dhe e kanë kryqëzuar. Duke larë duart, kishin thënë që gjaku i tij rëntë mbi ne dhe mbi fëmijët tanë. Dijeni mirë se në çfarë mënyrë ai gjak ka rënë dhe do të bjerë akoma. Duan që të vërtetohen thëniet e librit të përjetshëm”. Dhe në fakt, disa ditë më pas, Konferenca e Ëansee harton “zgjidhjen finale”: miliona njerëz do të shfarosen në fshehtësinë më të madhe.

Në përfundim të konflikteve të brendshme të lëvizjes nazifashiste, është Deloncle ai që bie në fatkeqësi. Më 18 mars të 1942, Eugène Schueller nxiton drejt ambasadës së Rajhut për t’u çliruar prej mikut të tij. Biseda e zhvilluar ndodhet në arkivat gjermanë.

Ndërhyn OSS-ja

Beteja e Stalingradi e përmbys rrjedhën e ngjarjeve. Tashmë Rajhu nuk është më i pathyeshëm. André Bettencourt riafrohet me mikun e tij François Mitterand që ushtron funksione të ndryshme në Vichy dhe ku ndan zyrën me Jean Ousset, përgjegjës i lëvizjes rinore të Legjionit Francez të luftëtarëve të Joseph Darnand. Do të futen e do të bëhen pjesë e rezistencës në brendësi të Mouvement National des Prisonniers de Guerre et Déportés (MNPGD) [Lëvizja Kombëtare e Robërve të Luftës dhe e të Deportuarve], aktiviteti i së cilës do të njihet zyrtarisht vetëm 40 vite më pas nga administrate Mitterand, por lidhur me të cilën historianët investigojnë akoma.

Në fund të vitit 1942, André Bettencourt ftohet nga Eugène Schueller në Zvicër për të “arianizuar” kompaninë Nestlé, i së cilës pronari i L’Oréal është bërë një prej aksionerëve më të mëdhenj. Përfiton nga transferta për të takuar Allen Dulles dhe Max Schoop e shërbimeve sekrete amerikane (OSS). Në vitin 1944 këta i japin 2.5 milion franga të kohës. Akoma sot, nuk dihet sesi është përdorur kjo shumë.

Eugène Deloncle vritet, por krimet e cagoulard-ëve nuk ndalen as kur aleatët zbarkojnë në Normandi. Më 10 qershor 1944, Jean Fillol drejton Divizionin e SS-ëve në Ouradour-sur-Glane (Haute Vienne), ku ushtarët kryejnë masakra të shumta dhe ku 644 banorë masakrohen.

Ia vlente barra qiranë…

Në çlirim cagoulard-ët e Londrës shpëtojnë cagoulard-ët e Vichy. Falë dëshmisë së André Bettencourt dhe François Mitterand, Eugène Schueller lirohet nga burgu me motivacionin se kishte marrë pjesë në rezistencë. L’Oréal bëhet vendstrehimi i miqve të vjetër. François Mitterand është Drejtor i revistës “Votre Beauté” dhe André Bettencourt zgjidhet Drejtor i grupit. Me ndihmën e Opus Dei, një vëllazëri katolike frankiste, Henri Deloncle (vëllai i Eugène) zmadhon L’Oréal – Spanjën, ku punëson Jean Fillol. Kurse Jacques Corrèze bëhet padron i L’Oréal – Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1950, André Bettencourt martohet me Liliane, vajzën e vetme të Eugène Schueller.

André Bettencourt ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Gazetar, ka themeluar në vitin 1945 “Journale Agricole” [Gazeta bujqësore], për lexuesit e vjetër të “La Terre française”. Karriera e tij politike e çuar shumë herë në Parlament dhe në qeveri. Kështu që ka mundur të rinisë aktivitetet e tij të vjetra duke u bërë Sekretar Shteti për Informacionin (1954 – 1955), vend i krijuar nga miku i tij François Mitterand në vitin 1948 dhe me anë të të cilit të dy do të modelojnë shtypin bashkëkohor francez. Të dy njerëzit janë të pandashëm, në pikën që kur më 1986 Mitterand i bërë socialist dhe President i Republikës ju desh që të bashkëjetojë me një Asamble të djathtë, nuk di përveçse se të zgjedhë André Bettencourt si Kryeministër. Por duke ia pasur frikën rikthimit të fantazmave të së kaluarë, abstenon. Pavarësisht kësaj, e kaluara mbetet e tashme.

(nga arkivat e Comedonchisciotte)

Marketing