Historike, Euron dhe Dollarin i ndan më pak se gjysmë centi nga barazimi

Për herë të parë në 20 vjet, valutat Euro dhe Dollar janë afër barazimit. Më pak se gjysmë centi i ndan nga të vlejturit një për një.

Marketing

Aktualisht, një Euro vlen rreth 1.00407 Dollar amerikan.

Euro është duke shënuar rënie të shpejtë të vlerës. Që nga fillimviti ka rënë për 12 për qind, shkruan Express.

Frika nga recesioni, nga inflaconi i lartë dhe pasiguria për furnizimet me energji elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë, ka tronditur valutën e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, që varej me 40 për qind të furnizimeve të gazit nga rrjedhat ruse para luftës, është duke u përpjekur që ta zbus varësinë nga nafta dhe gazi rus. Njëkohësisht, Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa shtete të BE-së dhe së fundmi furnizimin ia ka ulur edhe Gjermanisë për 60%.

Kriza energjetike i ndihmon po ashtu ngadalësimit të ekonomisë, që ka ngritur pasiguri nëse Banka Qendrore e Evropës mund t’i përgjigjet në mënyrë adekukate inflacionit në progres. Banka ka njoftuar së fundmi se do t’i rris normat e interes për këtë muaj për herë të parë nga viti 2011, përderisa norma e inflacionit në eurozonë qëndron në 8.6 për qind.