HISTORIKE: Flamuri shqiptar ngritet para komunës së Çashkës

Sot është ditë historike për komunën e Çashkës. Flamuri shqiptar është ngritur para godinës së komunës pasi sipas regjistrimit të fundit, në këtë komunë kanë rezultuar të jenë më tepër se 51 për qind shqiptarë, përcjell TV21. Këshilltari komunal i BDI-së, Ramadan Amzai për TV21 tha se nga gjithsej 11 këshilltarë, 8 votuan për (BDI, ASH, LSDM) ndërsa abstenuan tre deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Sot është ditë historike për komunën e Çashkes, shqiptarët për kohë të gjatë kanë pritur këtë ditë, që për herë të parë të vendoset flamuri shqiptar në komunën e Çashkës. Pasi mbaroi regjistrimi i popullsisë, ku shqiptarët rezultuan mbi 51%, kështu që ligjërisht, në Këshillin e komunës, me kërkesë të këshilltarëve shqiptarë, u kërkua vendosja e flamurit, siç përcaktohet me ligj”, tha këshilltari komunal i BDI-së, Ramadan Amzai për TV21.

https://www.facebook.com/watch/?v=1120023702019418&t=0

Marketing