Historike, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, ku Kosova ka fituar organizimin e Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Marketing

Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës ishte kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku folën kryeministri i Albin Kurti dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Kandidatura “Prishtina 2030” ishte në rend të ditës prej orës 15:30, ku edhe u zgjodh si fituese.

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/1323630421645798?ref=embed_post

Kjo është konfirmuar pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.

Kjo është një arritje historike për Kosovën duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, e të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2030.