Historike! Kosova për herë të parë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra

​Historia është shkruar në Kosovë. Për herë të parë Kosova do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, që do të mbahet në Rimini të Italisë.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur Federata e Gjimnastikës së Kosovës, e cila njoftoi se gjashtë vajza nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë Evropian.

Gjimnastet që do të na përfaqësojnë në këtë garë të rëndësishme janë:

Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve.

Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.

Trajnerët Abeliana Bregu, Arlind Shaqiri, bashkë me shefen e delegacionit Sherife Aliçkaj Qerimi dhe doktoreshën e ekipit Blerina Mema, do të jenë pjesë e kombëtares tonë në këtë garë.

 

Marketing