Historike, Struga Trim Lum në play-off të Ligës së Konferencës

Struga Trim Lum në “play-off” të Conference League. Për herë të parë në histori FC Struga Trim Lum, që sezonin e fundit fitoi titullin e parë kampion në vend, zhvilloi një ndeshje heroike në Luksemburg.

Marketing

2-1 përfundoi dueli i dytë përballë Hesperange, me djemtë e Shpëtim Duros që festuan kualifikimin falë suksesit 3-1 edhe në Shkup. Struga luajti me dhjetë lojtarë që pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në minutën e 15’ të pjesës së parë.

Gjithsesi, Besart Ibraimi shënoi një gol të bukur me kokë dy minuta më vonë. Goleadori 36-vjeçar kishte një tjetër mundësi të artë në fraksionin e parë, njësoj si Bunjamin Shabani, ndërkohë që vendasit u ndalën nga shtylla.

Pjesa e dytë foli për Hesperange, që u ndal nga një super Vedran Kjosevski. Portieri boshnjak i Strugës u dorëzua te goditja e fortë e brazilianit Gustavo (70’).

Vendasit gjetën edhe golin e avantazhit në minutën e katërt shtesë. Me moldavin, Lado Akhalaia. Në fund pati festë strugane. Struga që do të sfidojë islandezët e Breidablik për një biletë në fazën e grupeve.

Me kualifikimin e sotëm, FC Struga ka arkëtuar deri në këtë fazë plot 1.4 mln euro.