Historike, treni me mision inspektues përshkon kufirin mes dy Koreve

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, një tren ka udhëtuar nga Koreja e Jugut në Korenë e Veriut përgjatë kufirit të ruajtur rëndë.

Marketing

Në bord ka qenë një ekip ekspertësh të Koresë së Jugut, që hetojnë mënyrat për të ndihmuar Korenë e Veriut të modernizojë rrjetin e saj hekurudhor.

Të dyja Koretë kanë bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve të tyre gjatë vitit të kaluar. Shpresa është se, më në fund do të bëhet më e lehtë për të udhëtuar dhe për të tregtuar në të gjithë kufirin.

Kur udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të Koresë së Jugut patën takimin e tyre historik në prill, Kim Jong-un i Veriut komunist kërkoi ndihmë për përditësimin e hekurudhave të vendit të tij, për të cilat ai tha se ishin në një gjendje “të turpshme”.

Disa nga infrastrukturat datojnë që në fillim të shekullit të XX, kështu që nëse ndonjëherë do të lidhet me Jugun, ato kanë nevojë për një rregullim të plotë. Inxhinierët hipën në tren në Dorasan, në veri të Seulit të premten në mëngjes, për një udhëtim të shkurtër në Zonën e Demilitarizuar, e cila ka ndarë gadishullin Korean që nga lufta e Koresë së viteve ’50.
Në stacionin Panmun përtej kufirit, një motor i Koresë së Veriut mori përsipër t’i çonte specialistët koreano-jugorë në veri. 28 ekspertët do të jetojnë në tren për 18 ditët e ardhshme, ndërsa inspektojnë 1.200 kilometrat e infrastrukturës hekurudhore koreano-veriore.