Historiku i Kurban Bajramit

Kurban Bajrami (arabisht: عيد الأضحى‎ ʿīd al-aḍḥā, turqisht: Kurban Bayramı, sq. “Festa e Flijimit”) është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Marketing

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”. I njëjti emërtim përdoret edhe në Azerbajxhan, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Rusi, Serbi, Turqi e Ukrainë.

Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën myslimane, për shembull në Maroko. Algjeri, Tunisi, Egjipt, Jemen dhe Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Kinë quhet Festa e Kurbanit. Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Ky recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë:

Në emër të Allahut بسم الله
Dhe Allahu është më i madhi والله أكبر
O Allah, kjo me të vërtetë është për ty اللهم إن هذا منك ولك
O Allah, pranoje nga unë اللهم تقبل مني
Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.

Marketing