“Hitleri kishte gjak hebre”, Lavrov zemëron Izraelin me deklaratën e tij

Deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka zgjuar një reagim të furishëm në Izrael.

Marketing

Reagimet erdhën pasi ai pasi tha se lideri nazist Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.

Sergei Lavrov e bëri këtë deklaratë duke u përpjekur të justifikonte pushtimin e Ukrainës.

I pyetur në një intervistë televizive në Itali, se si Rusia mund ta portretizojë Ukrainën si një vend nazist kur vetë presidenti i Ukrainës është hebre, Lavrov tha se kjo ishte e parëndësishme.

“Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se edhe Hitleri kishte gjak hebre”,-tha ai.

Argumenti i tij u ngrit mbi një pretendim historik të paprovuar se gjyshi nga babai i Hitlerit mund të ketë qenë hebre. Nën Hitlerin, Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaust.

Ministri i Jashtëm i Izraelit e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme dhe të egër… si dhe një gabim të tmerrshëm historik”.

Marketing