hmeti takon ambasadorin holandez: Referendum për Maqedoni Euro-Atlantike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune ambasadorin holandez në Maqedoni, z. Vauter Plomp.

Marketing

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth integrimit euroatlantik, referendumit të 30 shtatorit, sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupcionit si dhe zhvillimet rajonale.

Kryetari Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Plomp rreth pregaditjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim për rrumbullakësim të sukseshëm të rrugës EuroAtlantike nëpërmjet të zbatimit të referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese.

Lideri Ahmeti është shprehur i bindur që të gjithë ata që duan një Maqedoni të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të përkrahin referendumin e 30 shtatorit, përfshirë këtu edhe opozitën pasi që Integrimi euroatlantik i vendit ēshtë përcaktim edhe i tyre.

Sa i përket reformave, sundimit të ligjit, luftës ndaj korupcionit dhe krimit të organizuar, BDI ka vendosur praktikë unike në vend duke ftuar dhe mbështetur organet që të hetojnë çdo pretendim për korrupcion dhe njëkohësisht inkurajon edhe partitë tjera të bëjnë të njejtën.

Në fund, Z. Ahmeti konkludoi që rruga e vetme për rajonin është pajtimi dhe integrimi i plotë EuroAtlantik me zbatim të standardeve evropiane.