Hodhi vezë drejt Mbretit Charles, gjobitet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar u akuzua për shkelje të rendit publik pasi ka hedhur një vezë në drejtim të Mbretit Charles.

Marketing

Monarku ishte në një vizitë në Luton në 6 Dhjetor. Gjykatës së Magjistratëve të Westminster bëri me dije se i riu mendonte se vizita e Mbretit në “zonën e varfër ishte e turpshme.

Harry May akuzua për kërcënim, sjellje dhe fjalë abuzive që shkaktojnë shqetësim dhe ngacmim. I pandehuri u gjobit me 100 Paund dhe u urdhërua të paguante 85 Paund si kosto.

Gjatë sulmit, Mbreti u largua nga turma jashtë Luton Town Hall nga truprojat e tij, por u rikthye më pas për të vijuar vizitën.