Holanda e nis mbarë Evropianin, e mposht Poloninë

Kombëtarja e Holandës e ka nisur mbarë Kampionatin Evropian pasi ka shënuar fitore të rëndësishmë ndaj Polonisë me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net.

Marketing

Sulmuesit Gakpo në minutën e 29-të dhe Wout Weghorst në minutën e 83-të i shënuan golat për holandezët.

Kurse Polonia ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 17′, përmes golit të Buksa, por kjo ishte e tëra çfarë arritën të bëjnë polakët pa liderin e tyre Lewandowski i cili nuk luajti pasi ishte i lënduar.

Kujtojmë që Holanda është në grup me Francën, Austrinë dhe Poloninë.