Çekia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2020.
Çekët në ndeshjen e 1.8 kanë mposhtur Holandën me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Budapest.
Gjërat për Holandën u komplikuan kur De Ligt u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të.
Në minutën e 68-të Çekia e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe kaloi në epërsi me golin e Holes.
Schick shënoi golin e dytë për Çekinë më minutën e 80-të.
Holanda kështu eliminohet nga europiani më herët duke e pasur parasysh se shihej si një nga favoritët.
Në çerekfinale, Çekia takohet me Danimarkën.