Ferrari është industria më e famshme e makinave në botë dhe çdo lajm që ka të bëjë me të është shumë interesant. Me interes të veçantë është jeta e themeluesit të saj, Enzo Ferrari. Një personalitet i veçantë me një ndikim të rëndësishëm në evolucionin e makinës.
Jeta e “Plakut të Maranelos”, siç quhej ai, është me interes të veçantë për Hollywood.
Kështu një film biografik i quajtur thjesht “Ferrari” mori dritën jeshile dhe do të kapë fillin e historisë së tij nga vera e vitit 1957. Një periudhë jashtëzakonisht stresuese për Enzo Ferrarin, pasi kompania e tij ishte në prag të falimentimit.
Skenari i filmit do të jetë nga Troy Kennedy Martin, regjisor do të jetë Michael Mann, ndërsa rolin e Enzos do ta luajë Adam Driver. Pjesë e kastit është edhe Penelope Cruz, e cila do të luajë bashkëshorten e tij Laura Ferrari.
Xhirimet e filmit do të nisin në maj në Itali dhe kryesisht në Modena dhe Emilia Romagna.