Holloway kampion i padiskutueshëm, mbron titullin edhe kundër Edgar

Max Holloway mbrojti sot titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg), duke mundur me vendim unanim të gjyqtarëve Frankie Edgar, duel i i vlefshëm për eventin UFC-240. Të tri gjyqtarët ishin në favor të Holloway: 48-47, 49-46 dhe 50-45.

Marketing

Një triumf i merituar e amerikanit (21 fitore e 4 humbje në kafaz), që e mbron për të tretën herë titullin e këtij Divizioni, ku konfirmohet një përbindësh. Për Edgar kjo është humbja e 7-të në karrierë, ku ka arritur edhe 23 fitore e 1 duel pa rezultat.

Sfida e zhvilluar në Kanada isjhte mjaft e fortë në të 5 raundet, ku të dy sportistët shkëmbyen grushte pa fund mes tyre. Gjithsesi, përvoja e Holloway në sfida të tilla bëri diferencën në kafaz, teksa me goditjet e tij i shkaktuan mjaft dëmtime rivalit.

Edgar dha maksimumin në kafaz, hera-herës ishte i aftë të përballonte Holloway, por në fund u detyrua të pranojë fitoren. Amerikani pati epërsi në raundet e parë dhe duke parë se nuk e fitonte dot duelin me “KO” nisi të administrojë avantazhin, duke triumfuar me meritë./Telesport/