Holstein: Gjermania mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimorë

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein, në një intervistë për Deutsche Welle theksoi se Berlini zyrtar nuk mbështet asnjë alternativë tjetër për anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe theksoi se pret fillimin e shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Marketing

Ajo shprehet e bindur se është më shumë se simbol që ministrja e re e shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Anna Lirmann, do ta presë zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, si mysafirin e parë të huaj.

Ajo theksoi në intervistë se marrëveshja e koalicionit të qeverisë së re gjermane të udhëhequr nga Olaf Scholz ka udhëzime të qarta për mbështetjen e mëtejshme të Ballkanit Perëndimor dhe udhëzime konkrete për Maqedoninë e Veriut.

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, deklaroi ambasadorja Anke Holstein.