Holstein: Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është në interes të të gjithëve

Ambasadorja gjermane Anke Holshtajn e riafirmon pozitën e Gjermanisë se cak i kryesimit gjerman me BE-në është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të tyre deri në fund të vitit dhe se kjo është në interes të të gjitha palëve të përfshira.

“Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është qëllimi ynë si kryesim gjerman në suaza të procesit të zgjerimit dhe ne fuqishëm i bashkangjitemi drejt atij qëllimi. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mundësojmë të ndodh kjo. Në kontakt të afërt jemi me të gjitha palët e involvuara. Ende ekziston pak kohë. Në interes të të gjitha palëve është kjo të ndodh. Edhe ne jemi optimistë”, deklaroi në pyetjen e gazetarëve ambasadorja Holshtajn pas drekës së punës në MPJ të organizuar nga bashkëkryesimi maqedono-bullgar me Procesin berlinas.

Marketing

E pyetur për komentin e paralajmërimeve të opozitës se nëse vjen në pushtet do t’i shkatërrojë të gjitha marrëveshjet eventuale me Bullgarinë në lidhje me mospajtimet, ambasadorja Holshtajn tha se nuk është mençuri të komentohen deklaratat e tilla.

Në lidhje me vërejtjet e ish euroambasadorit Ervan Fuere se BE-ja nuk bën sa duhet për t’i ndihmuar Maqedonisë dhe Bullgarisë të gjejnë zgjidhje, ambasadorja gjermane tha se BE-ja nuk duhet të përzihet në dallimet midis një vendi anëtar dhe një vendi kandidat.

“Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në bazë bilaterale”, porositi ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn.