Holstein: Portugalia ndërmjetëson nisjen e bisedimeve

Kontesti ndërmjet Shkupit dhe Sofjes duket se nuk do të mund të ketë epilog pa ndërmjetësues. Për tejkalimin e dallimeve është vënë në lëvizje presidenca portugeze, e cila ka përgatitur propozime për t’ju ardhur në ndihmë dy vendeve fqinje, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Këtë e bëri të ditur ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein, e pyetur nëse deri në fund të presidencës së Portugalisë me BE-në, Maqedonia e Veriut do të arrijë t’i fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në BE.

Marketing

“Presidenca portugeze për momentin po punon në propozim konkret, gjegjësisht një kornizë me të cilët do të duhet të jepet pajtueshmëri dhe qëllimi është që deri në qershor të miratohet… Nuk e dimë konkretisht si duket ai propozim. Por është i orientuar në negociatat që vitin e kaluar u mbajtën në Berlin, nga ana tjetër për Bullgarinë gjithë kjo çështje, sidomos tani me qeverinë teknike, është shumë e vështirë.”,- tha ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein.

Përpjekjen portugeze e konfirmoi edhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani, i cili tha se nuk i din idetë konkrete të minsitrit portuges Augusto Silva dhe eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varheji, por ato do t’i shpalosin vet ata gjatë vizitës, të premten fillimisht në Sofje, e pastaj edhe në Shkup. BE ve¬ç më ka kuptuar se ngecja euroitegruese është tepruar por fjalën e fundit sidoqoftë e ka Bullgaria, theksoi ministri Osmani.

“Nuk dua t’i rris pritshmëritë te njerëzit se qershori është i sigurt. Pa pëlqimin e Bullgarisë nuk mund të ketë fillim të bisedimeve. Mirëpo mund t’i rris pritshmëritë e njerëzve se ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për të gjetur një zgjidhje. Unë nuk e di cili është propozimi portugez që do të na prezantohet nesër, por e di se jemi të gatshëm për t’u angazhuar për të gjetur një zgjidhje e cila do të respektojë qëndrimet e dyja palëve në këtë proces. Kujtoj se edhe në BE alarmi është i ndezur për tejzgjatjen e kësaj bllokade dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të zhbllokuar atë.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Për të përforcuar politikën e jashtëm, MPJ ka formuar Këshilli Strategjik për Politikë të Jashtme i cli do të krijojë dokument udhërrëfyes për t’ju përgjigjur sfidave që sjell diplomacia e jashtme. Iniciativën “Reflektime 2030” ministri Osmani e prezantoi në prani të anëtarë të trupit strategjik – njohës të raporteve ndërkombëtare, diplomat dhe profesorë universitar në vend.

Marketing