Homazhe për Elizabeth II, mbërrijnë në Kështjellën Windsor çiftet mbretërore

Princi dhe Princesha e re e Uellsit, Ëilliam dhe Catherine së bashku me Harry-n dhe Meghan kanë mbërritur jashtë kështjellës Ëindsor për të kryer homazhet në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Marketing

Kjo është dalja e parë publike e dy çifteve mbretërore që nga vdekja e Mbretëreshës.

Të pranishmit qëndruan të heshtur si shenjë respekti, ndërsa çiftet bënin homazhe për Mbretëreshën, përpara se njerëzit të shpërthenin në duartrokitje dhe brohoritje teksa afroheshin.

Çiftet ishin të veshur të gjithë me të zeza, ndërsa, Princi Harry dhe Meghan, kanë shtrënguar duart me njerëzit që ishin rreshtuar përgjatë rrugës për në Kështjellën Ëindsor.