Shënimi i 70 vjetorit të sundimit të Partisë Komuniste në Kinë ishte “një nga ditët më të dhunshme dhe kaotike të Hong Kongut”, ka thënë shefi i policisë së qytetit.
Një protestues 18-vjeçar u qëllua nga ana e forcave të sigurisë.
Protestuesit, disa të pajisur me bomba benzine dhe predha të tjera – u përleshën me policinë në disa pjesë të Hong Kong-ut.
Rreth 104 persona u dërguan në spital dhe 180 të tjerë u arrestuan.
Shefi i policisë, Stephen Lo, tha se 25 pjesëtarë të policisë u plagosën.
Në Hong Kong tensionet janë të përshkallëzuara tash e sa muaj.
Katër muaj më parë, protestat masive u nxitën nga ndryshimet e propozuara në një projekt-ligj të ekstradimit. Megjithëse projektligji është tërhequr, trazirat kanë vazhduar, duke u zgjeruar me kërkesa për një demokraci më të gjerë.
Më shumë se 1,300 persona janë arrestuar prej kur kanë nisur protestat.
Hong Kong funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”.