Hotel “Kiçevo” do marr emrin e ri “Kërçova”, ja kush janë pronarët e ri?

Hoteli i mirënjohur i vjetër me mbishkrimin vetëm maqedonisht “Kiçevo” në qendër të Kërçovës, do të pagëzohet me emrin e ri hotel “Kërçova”, pasi që pronarë të rinj do të jenë kompanitë biznesore “Përparimi” dhe “Lindi” nga kjo komunë, përcjell INA.

Marketing

Pra siç mësohet pronarë të rinj të hotel “Kërçovës”, një prej hoteleve më të njohur në qytet dhe më të pëlqyerit për dasma, janë Kasum Rexhepi dhe Sabit Jabiroski pronarë të “Perparimit” dhe “Lindi”. Nuk dihet vlera e blerjes së këtij hoteli nga ana e dy biznesmenëve kërçovarë.

Marketing