Hotelet luksoze do kthehen në qendra kujdesi për pacientët me koronavirus

Mes shqetësimeve në rritje se nuk ka shtretër të mjaftueshëm nëpër spitale, për të përballuar numrin në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria e Delhit është bërë e para në vend që ofron hotelet e saj.

Marketing

Duke filluar nga kjo javë, 25 hotele luksoze do të rivlerësohen si qendra të kujdesit urgjent për pacientët me simptoma të buta deri te të moderuara.

Duke pasur parasysh se stafi mjekësor mund të mbingarkohet, punonjësit e hotelit janë duke u trajnuar në rast se duhet të administrojnë një pjesë të pacientëve. Disa punonjës kanë sugjeruar se nuk mund ta hedhin poshtë rolin e ri, pavarësisht se kanë rezerva të mëdha rreth shndërrimit të aftësive të tyre të mikpritjes në kujdes spitalor. Çdo hotel do të lidhet me spitalin më të afërt.

Ministri i Delhit, Arvind Kejriwal, ka parashikuar që kryeqytetit do i duhen 150,000 shtretër deri në fund të korrikut, periudhë kur rastet vlerësohen të rriten me gjysmë milioni.

Edhe nëse 15,000 shtretër të tjerë mund të përdoren në hotele, qyteti do të ketë akoma nevojë për shtretër, por ai beson se të paktën do të lehtësojë presionin ndaj spitaleve, duke i lejuar stafin mjeksor të përqëndrohen në rastet serioze.

Marketing