Hoti flet në Kuvend para votimit: Këto janë prioritetet e Qeverisë

Në ekspozenë e tij para se të votohet si kryeministër, Avdullah Hoti ka folur edhe për masat për rimëkëmbje ekonomike pas telasheve që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Marketing

“Pasojat ekonomike mund të jenë të paprecendent nga këto pandemi” – ka thënë ai.

Hoti ka premtuar të paktën 1,2 miliardë euro mbështetje financiare për ekonominë kosovare, përcjell Periskopi.
“Do të krijojmë një momentum të ri ekonomik përmes masave që do të ndërmarrim. Këto masa për rimëkëmbje ekonomike do të realizohen në bashkëpunim të gjerë me asociacionet e biznesit, me komunat, me Bankën Qendrore; me institucionet ndërkombëtare si dhe organizatat e tjera.” – shtoi Hoti.

Ai tha se do të lehtësohej qasja në kredi për ndërmarrje private; më pas do të lehtësohej barra tatimore për të lehtësuar likuiditetin e bizneseve; masat për mbështetje të punësimit; masa për bujqësi, duke dyfishuar buxhetin për këtë dikaster; stimulim të kërkesës agregate (kthimi i një përqindjeje të trustit pensional); mbështetje për zgjatjen e grejs-periudhës për të mundësuar blerjen e banesave për të mbështetur sektorin e ndërtimtarisë; rishikimi i buxhetit (identifikimi i hendekut tatimor).

Kujtojmë se Qeveria Kurti kishte dhënë vetëm 170 milionë euro mbështetje për ekonominë ndërsa kishte qenë tepër e paqartë në masat e saj ekonomike.

Marketing