Hoti niset drejt Shtëpisë së Bardhë ku do të pritet nga Trump

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për çdo çast do të niset nga hoteli ku po qëndron drejtë Shtëpisë së Bardhë ku do të pritet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Marketing

Gazetari Adriatik Kelmendi që po ndje nga afër zhvillimet në Washington, ka thënë se delegacioni kosovar është 300-400 metra nga Shtëpia e Bardhë.

Hoti do të nënshkruajë marrëveshjen në emër të Kosovës bashkë me Presidentin Trump dhe të njëjtën do ta bëjë pastaj në emër të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas kësaj Trump do të ketë një takim të përbashkët me Hotin dhe Vuçiq.