Hoti: Po e menaxhojmë pandeminë, më mirë se vendet e rajonit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK. Aty ka thënë se jemi praktikisht në situatë lufte, duke u përballur me raste e viktima, raporton IndeksOnline.

Marketing

Ai ka falënderuar mjekët, infermierët dhe stafin teknik, të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë kësaj kohe.

“Mirëpo tash me valën e dytë, duhet të ngremë nivelin e angazhimit, në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë këtë pandemi”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij në krahasim me rajonin, situata me Covidin-19 në vendin tonë po menaxhohet më mirë.