Hoxha: 5 milion euro të reja ndihmë për prodhuesit e duhanit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha në një intervist për “Agrotim” ka treguar për punën e tij si ministër.

Marketing

Ministri Hoxha ka deklaruar se 5 milion euro të reja do t’ju dilet në ndihmë prodhuesve të duhanit, për shkak se këtë vit shitja e duhani ka ecur me shumë vështirësi.

“Si institucion, kemi investuar maksimumin dhe do të vazhdojmë derisa të blihet edhe kutia e fundit e duhanit. Me paketën e pestë të masave ekonomike, për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga Korona, Qeveria përfshiu si një grup i prekur i qytetarëve edhe prodhuesit e duhanit. Me paketën e fundit parashikohen rreth 5 milion euro, fonde të destinuara për prodhuesit e duhanit”, ka deklaruar Hoxha.

Gjithashtu, Ministri Hoxha ka deklaruar se do të ndihmojë secilin qytetarë që dëshiron të merr me Bujqësi.