Hoxha: ASHMAA s’respekton ligjin, punon me direktiva të VMRO-së

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjaniy Hoxha sot në konferencën me mediat sërish ka drejtuar gishtin tek Agjencioni për Shërbime Mediale, Audio dhe Audiovizuele, për manipulime.

Marketing

“Ashtu si jeni të njoftuar tani e disa muaj me rradhë Agjencioni për Shërbime Mediale, Audio dhe Audiovizuele, respektivisht drejtori i këtij agjencioni Zoran Trajçeski me veprimet e tij është duke u vënë në shërbim partiak të regjimit të kaluar VMRO-BDI, duke tentuar në çdo formë dhe mënyrë të dëmtojë Lëvizjen BESA.

Edhe përkundër faktit se KSHZ i është drejtuar Lëvizjes BESA me njoftim për të pregatitur plan medial për përfaqësimin në mediume përsëri Agjencioni për Shërbime Mediale, audio dhe audiovizuele nuk ka respektuar ligjin dhe njoftimin e KSHZ institucioni ky përmes të cilit bëhet pagesa e hapësirës mediale.”, theksoi Hoxha.

Sipaa tij, urdhëresa e fundit që ka lëshuar ky agjencion, për ndarjen e minutazhit për partitë politike, edhe pse në përshkrimin thotë se 6 minutat i takojnë dy partive më të mëdha opozitare, të cilat siç tha ai “në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë fituar më shumë vota, agjencioni partiak i VMRO-DMPNE-së, urdhëron mediumeve që gjithë 6 minutat ti ndahen partisë e cila e ka zgjedhur Zoran Trajçeskin në postin e drejtorit. Nga aty lindin dy dilema:

– E para, cila është partia e dytë opozitare nga zgjedhjet e fundit parlamentare z.Trajçeski?
– E dyta, me parametrat tuaj matës të interpretimit të ligjit ne mund të themi se VMRO-DPMNE nuk është parti opozitare sepse ajo për momentin është e përfaqësuar në qeveri me ministër dhe zëvendës ministra.

“Agjencioni me të cilin udhëheq kuadri i VMRO-DPMNE, ka bërë shkelje të rëndë duke mos respektuar ligjin dhe duke sjellë urdhëresë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, dhe për këto shkelje Lëvizja BESA ka ngritur aktpadi penale ndaj agjencionit dhe personave kompetent.

​Për këtë shkelje të agjencionit që udhëheq Trajçeski, Lëvizja BESA me shkresa zyrtare ka njoftuar gjithë faktorin ndërkombëtar në vend dhe kemi kërkuar të monitorohet puna e agjencionit dhe mos të tolerohet që mbetjet e regjimit të kaluar të krijojnë situata konfliktuoze, të panevojshmë për një shtet i cili do fillojë negociata për antarësim në BE.”, theksoi Arjanit Hoxha.

Sipas tij, Lëvizja BESA gjatë ditës së djeshme i është drejtuar me shkresë zyrtare VMRO-DPMNE-së duke i kërkuar që gjatë ditës së sotme të takohemi dhe të merremi vesh për të ndarë hapësirën mediale konform shkresës që kemi marrë nga KSHZ. Në rast se VMRO-DPMNE nuk i përgjigjet ftesës tonë, ne do njoftojmë KSHZ që me vendim të limitojë buxhetin medial për VMRO-DPMNE, dhe me miratimin e këtij vendimi VMRO-DPMNE duhet ti jep përgjigje gjitha mediumeve që do dëmtohen nga manipulimi që i ka pregatitur përmes agjencionit të udhëhequr nga Zoran Trajçeski.

“Për fat të keq po vërtetohet edhe njëherë, regjimi i kaluar është ende i instaluar në sistemin e vendit, prandaj këta njerëz dhe kjo mendësi duhet të dënohen me votë më 15 korrik, dhe mos lejojmë që fatin tonë dhe të fëmijëve tonë të marrin në dorë njerëz që nuk respektojnë ligjin, vendosen mbi ligjin, krijojnë haos dhe nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Populli duhet të llogaritë se kur VMRO-DPMNE nga opozita sillet në këtë formë të papërgjegjshme, paramendoni se nëse kanë pushtet sa mund të jenë të dëmshëm për shoqërinë dhe shtetin.”, tha Hoxha.

Marketing