Hoxha: BDI mbeti me 9 deputetë, shumica në procese gjyqësore

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë plani i Ali Ahmetit ishte që t’a lë opozitën me 4 apo 5 deputetë.

Marketing

“Ali Ahmetit më së shumti kësaj rradhe po i djeg. Plani ishte për t’i fituar më shumë se 25 deputetë, e Vlenin t’a lë me 4 apo 5 deputetë. Ai ju dha deputetë minoriteteve, Menduhit  dhe Selës që nuk kishin gjasa me mbijetu. Gjithë këtë rrezik Ali Ahmeti e bëri për t’a bind Mickoskin, të cilin e kishte tradhtuar disa herë në të kaluarën se nuk ka qeveri pa BDI.

Tani Fronti Evropian,duke filluar nga Mendui e tjeret veç janë duke pritur tek dera Mickoskit.BDI mbeti me 9 deputetë, ku shumica janë nëpër procese gjyqësore. Lajti lesh”, ka shkruar Hoxha. (INA)

Marketing