Mbeten vetëm edhe 6 ditë deri në përfundim të realizimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, banesave dhe amvisërive, ndërsa deri tani sipas zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha janë regjistruar afro 1 milion e 400 mijë qytetarë, ndërsa këtë të drejt ligjore në diasporë e kanë shfrytëzuar 195477 qytetarë, shkruan Alsat.
Ju informojmë se deri më sot janë regjistruar gjithsej 1 395 000 qytetarë, mbi 435 mijë amvisëri dhe mbi 600 mijë banesa. Në emër të Qeverisë dua të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët tashmë e kanë realizuar këtë detyrim qytetar dhe njëkohësisht apeloj te të gjithë qytetarët e tjerë në vend, por edhe deri te diaspora, të cilët akoma nuk janë regjistruar, ta bëjnë të njëjtën – deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Të dhënat nga Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive në të ardhmen do të na ndihmojnë për planifikim afatgjatë të politikave, reformave dhe projekteve në interes të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët.
https://alsat.mk/hoxha-deri-tani-jane-regjistruar-afro-1-milion-e-400-mije-qytetare/