Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, bashkë me deputetin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli dhe me udhëheqësin e Njësisë Rajonale të MBPEU – Vrapçisht, Gëzim Hoda bashkëbiseduam drejtpërdrejt me bujqit e Dobërdollit për vështirësitë e tyre gjatë kryerjes së veprimtarisë bujqësore.
“Me vëmendje dëgjuam gjitha kërkesat e tyre dhe u zotuam se do ndërmarrim hapa konkret për të filluar me zgjidhjen e problemeve.
Me bujqit e Dobërdollit biseduam edhe për modernizimin e bujqësisë në këtë anë, duke mundësuar edhe konkurrimin me produktet bujqësore në tregjet evropiane.
Takimet me bujqit na japin arsye shtesë për të punuar edhe më shumë në të ardhmen për bujqit tanë, sepse ata luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa
https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/2995415537364182