Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arianit Hoxha, ka njoftuar se është sjellur vendimi për të ndërprerë përkohësisht punën e koncesionerit që bën eksploatimin e tokës në fshatin Konjare
“Në seancën e sotme të Qeverisë, sollëm një vendim shumë të rëndësishëm për të ndërprerë përkohësisht punën e koncesionerit që bën eksploatimin e tokës në fshatin Konjare – Komuna e Petrovecit. Me ketë vendim do ndërpriten punimet, deri sa të merren raportet e të gjithë institucionëve relevante”, ka njoftuar Hoxha.