Hoxha kërkon që BE të kryej pjesën e vet për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, ka takuar sot në Strazburg David McAllister, Kryesuesin e Komisionit për punë të jashtme, me ç’rast diskutuan për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.

Marketing

Hoxha përmes një statusi në Facebook, shprehi vlerësim të lartë ndaj angazhimit të Mc Allister si atij të Komisionit AFETA, për inkurajimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Në takim, e vlerësova lartë angazhimin e z. McAllister si dhe të Komisionit AFET, për inkurajimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, me theks të veçantë, të arriturat në përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi”, ka shkruar Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha, tha se ka kërkuar ng McAllister që çështja e liberalizimit të vizave të procedohet sipas afateve dhe lëvizja e lirë të mos bëhet më pengesë për shtetasit e Kosovës.

Sipas saj, kriteret për liberalizim, janë plotësuar , andaj ka kërkuar që BE të kryej pjesën e vet dhe të dëshmoj se është partner kredibil.

Marketing