Hoxha: Kritikat ndaj ligjit për shitjen e tokës bujqësore janë politike

Ministri i bujqësisë Arijanit Hoxha thonë se fillimisht do ta presë raportin e plotë nga debati i djeshëm publik për shitjen e tokës bujqësore, e më pas do t’u përgjigjet vërejtjeve të bujqve. Ai vlerëson që një pjesë e kritikave lidhur me propozim- ligjin për shitjen e tokës bujqësore kanë prapavijë politike, e nuk është shqetësim serioz siç e paraqesin një pjesë e bujqve. Konkretisht, ministri për këtë e theksoi deklaratën e Jordan Trajkovit nga nisma civile “Front” i cili kërkoi që toka bujqësore të qëndrojë tek bujqit.

Marketing

„Ishin thirrur edhe palë që nuk kishin lidhje me bujqësinë, si Fronti qytetar, siç e patë edhe vetë cilat ishin kërkesat dhe nevojat e bujqve, dhe cilat ishin qëndrimet e tyre politike në pjesën e Ligjit”- deklaroi Arijanit Hoxha ministër i bujqësisë

Jordan Trajkov nga Fronti civil për Alsat thonë se tërë jetën e tij, ai dhe familja e tij merren me vreshtari dhe shumë mirë i njeh gjendjet me bujqësinë në Maqedoni. Këtë nismë shprehet se e ka marrë për shkak të kundërshtimit që të shitet toka bujqësore shtetërore, me qëllim që të mund të veprohet politikisht dhe të bëj presion kundër këtij vendimi, sipas tij, të keq. Ai pohon se pas tij nuk qëndron asnjë parti, por vetëm frika për të ardhmen e bujqve.

“Unë jam frymëzuar nga ky ligj, të cilin ata duan ta bëjnë ose ta sjellin, është shitja e tokës bujqësore dhe është një hap jokorrekt. Ai më thotë se jam i udhëzuar politikisht, se ata më inkurajuan për këtë. Unë nuk jam as nga VMRO DPMNE, as nga LSDM, as BDI, as nga ndonjë parti tjetër”- deklaroi Jordan Trajkov -Iniciativa e Frontit Qytetar.

Në debatin midis fermerëve dhe ministrit përkatës, si vërejtje në Propozim ligjin u theksuan mundësitë për ta kthyer tokën bujqësore në ndërtimore pas 10 vjetësh, dhe fermerët kishin frikë se vetëm kompanitë e mëdha do të mund të blinin parcela, dhe jo ato të voglat, ose fermerët individualë, sepse janë në një situatë të vështirë financiare. Fermerët kanë frikë se do të mbeten pa mënyrën e tyre të vetme të ekzistencës, që është kultivimi i tokës bujqësore. Ndryshe sipas planit, qeveria do të nxjerrë në shitje 50,000 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Parcelat do të shiten me Thirrje publike, dhe në ankand çmimi fillestar do të lëvizë nga 20 në 60 denarë, në varësi të klasës së tokës.

https://alsat.mk/hoxha-kritikat-ndaj-ligjit-per-shitjen-e-tokes-bujqesore-jane-politike/

Marketing