HOXHA: MASH-i mbulon borxhet e konvikteve të nxënësve

Ministria e arsimit dhe Shkencës do tju ndihmojë finansiarisht konvkitet e nxënëësve të cilët janë në borxhe. Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e nxënësve që e ka miratuar Qeveria, mundësi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndajë mjete për konviktet e nxënësve, respektivisht për shkollat e mesme publike që kanë konvikte të nxënësve, tha zëdhënësi I Qeverisë së Maqedonisë Muhamet Hoxha.

Marketing

“Bëhet fjalë për mjete të cilat janë të dedikuara për punën rjedhëse të konvikteve, për ngrohje, energji elektrike, ujë, etj, për nevojat e konikteve, që në raste të situatave të paparashikueshme që kanë rritur shpenzimet dhe të cilat nuk kanë mundur të parashikohen dhe planifikohen në buxhetet e tyre. Me këto ndryshime Qeveria e Republikës së Maqedonisë hap mundësinë për tu dalë në ndihmë nevojave të konvikteve të nxënësve në të cilat vendosen mbi 2 000 nxënës, të cilët janë në gjendje të keqe financiare”, tha zëdhënësi Hoxha.

Marketing