Hoxha mbajti premtimin, hap njësinë rajonale të bujqësisë në Zhelinë

Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha me kryetarin e Zhelinës Blerim Sejdiu, Kryetarin Bilall Kasami dhe nënkryetarin Kastriot Rexhepi bën hapjen e Njësisë Rajonale për Bujqësi në Zhelinë.

Marketing

Ja njoftimi i ministrit Hoxha:

“Sot, në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave se bashku me kryetarin Bilall Kasami dhe deputetin Kastriot Rexhepi morëm pjesë në hapjen e zyrave të Njësisë Rajonale të MBPEU- së, në komunën e Zhelinës. Falemenderoj kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu që u përgjigj pozitivisht thirrjes sonë duke na siguruar hapësira për MBPEU- në, dhe duke mundësuar që bujqit e kësaj komune të kenë qasje në gjitha informatat dhe të marrin shërbime sa më cilësore.

Përkujdesja jonë do të vazhdojë, duke ju ofruar zgjidhje për gjitha problemet me të cilat balladaqohen”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook.