Në nivel vjetor si mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural minsitria e bujqësisë përkatësisht qeveria do t’ë ndajnë 200 milionë euro deklaroi minsitri i bujqësisë Arianit Hoxha. Minsitri poashtu premtoi pagesë në kohë të subvencioneve.
“Bujqësin dhe Zhvillimin Rrural ne do ta mbështesim me vlera finansiare prej 200 milion eurove. Pagesa në kohë të subvencioneve do të bëhet sipas parimit në vijim: 30 % e shumë së subvencioneve për masat themelore do të paguhen 30 ditë pas miratimit, ndërsa 70 % sipas kalendarit të pagesave. Do të vazhdojmë procesin e konsilidimit të tokës bujqësore dhe do ti motivojmë fermerët e rinjë deri në 40 vjet, për të qëndruar në bujqësi, duke dhënë grante deri më 20 mij euro, dhe do ti dyfishojmë mbeshtetjen për gratë fermere deri në vitin 2024″, u shpreh minsitri i bujqësisë Arianit Hoxha.
Hoxha poashtu thekësoi se cilësia e rrushit këtë vit nuk është e tillë siç pritej për shkak të rrethanave natyrore në vreshtari, por me masat që i ndërmori Qeveria të gjithë vreshtarët të cilët do të dorëzojnë rrushin do të subvencionohen me tetë denarë.
Hoxha potencoi se situata me rrushin në Kavadar është e rëndë, brenda 10 ditësh ka vizituar tri herë vreshtarët dhe çdo ditë janë në kontakt me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, i cili është i pranishëm në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje maksimale, që së bashku me Qeverinë tu dalin në ndihmë vreshtarëve.